Vërshime të mëdha afër digës së Badovcit

Vërshime të mëdha janë duke ndodhur në afërsi të liqenit të Badovcit.

Pamje të siguruara nga KALLXO.com tregojnë që dy lumenjtë që furnizojmë ne ujë liqenin kanë dalë nga shtrati dhe janë duke vërshuar pronat e banorëve të fshatit Mramuer.

Nga fundjava Kosova është duke u përballë me një valë të madhe të vërshimeve në të gjitha zonat e vendit. Shiu dhe bora që ka rënë pandërprera ka nxjerrë nga shtrati lumenjtë dhe vërshuar pronat e qytetarëve.