Foto ilustruese

Veprimi i Ministrit të Kadri Veselit ndalon veturat zyrtare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të veturave nga stafi politik gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një komunikate për media MKRS, njofton se Gashi, në bazë të kompetencave të tij, të mbështetura në ligj, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare në gjatë 24 orëve për stafin politik.

Sipas komunikatës, në vendim thuhet se obligohen zëvendësministrat, këshilltarët dhe stafi tjetër i kabinetit që automjetet zyrtare të cilat i kanë pasur në shfrytëzim 24 orë t’i dorëzojnë dhe t’i kthejnë në parkingun e MKRS-së, duke shfuqizuar çdo vendim të mëhershëm.

Përmes këtij vendimi sipas komunikatës së MKRS, synohet të parandalohet keqpërdorimi i automjeteve në fushatën zgjedhore, të ruhet imazhi i institucionit dhe të ketë zbatueshmëri të plotë të legjislacionit, njëkohësisht dëshiron të krijoj një praktikë të re institucionale për të të gjithë pasardhësit e tij politik.

“Tashmë kur fillon fushata dhe rritet qarkullimi dhe kontaktimi e komunikimi me sa më shumë qytetarë, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të veturave zyrtare në kohë fushate zgjedhjesh, kam marr këtë vendim i cili përpos që do të reduktojë shpenzimet e ministrisë, do të ruajë imazhin jo vetëm të institucionit por edhe të personave që janë përgjegjës për veturat zyrtare”, citohet të ketë thënë minstri Gashi.