Vdes njëri ndër tifozët më të veçantë të FC Dritës

Tifo grupi “Intelektualët” sot e kanë marrë një lajm të keq, pasi njëri prej tifozëve me të vjetër të kësaj tifozerie ka vdekur.

Bëhet fjale për tifozin e njohur Durgut Asllani i njohur me nofkën si “Dugi”.

“Dugi” ka vdekur në moshën 67 vjeçare, varrimi i tij do të bëhet ditën e shtunë prej orës 13:00.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe grupi i tifozëve “Intelektualët”,  përmes faqes zyrtare të tyre.