Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdes një person në Pejë pasi u godit me thikë nga dy të mitur

Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme në Pejë, pasi ishte goditur me thikë nga dy të mitur.

Sipas policisë, i gjithë rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në rrugën “Hysen Hykaj”, në Pejë, kur dy të dyshuarit e moshës së mitur, të cilët janë arrestuar nga policia, pas një mosmarrëveshje me viktimën, e kanë goditur me thikë.

Si pasojë e goditjeve, viktima ka vdekur në Spitalin Rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe Prokurori i Shtetit, me vendim të së cilit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimin për 24 orë.