Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në fshatin Zhegër të Gjilanit

Një person është gjetur pa shenja jete, gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e tij në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë.