Autostrada "Ibrahim Rugova" - Foto: Ministria e Infrastrukturës

Vdekja e dy të rinjve në Autostradë, Aktakuzë për vozitësit e kompanisë 'Sharr Travel'

Përmes një komunikate për media, Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet Sh.S., M.M. dhe B.B., vozitës dhe punëtorë të kompanisë “Sharr Travel”, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas aktakuzës, me datë 29 qershor 2019 pas mesnatës në Autostradën “Ibrahim Rugova“,  tek ura në afërsi të fshatit Sllapuzhan në Suharekë, të pandehurit, si vozitës dhe punëtorë të kompanisë “Sharr Travel”,  kanë ndalur autobusët në vendin kritik, për të bërë shkëmbimin e telefonave mobil dhe disa lista të udhëtarëve.

Sipas përshkrimit të aktakuzës fillimisht është ndaluar i pandehuri Sh.S., i cili ishte nisur nga Prishtina në drejtim të Shqipërisë, kurse i pandehuri B.B., është ndalur nga ana e kundërt.

Më pastaj aktakuza përshkruan se si i pari nga autobusi i të pandehurit Sh.S., kishte dalë tashmë i ndjeri G.G., me qëllim për ta trupuar trasenë, me ç ‘rast ka rënë poshtë.

Në ndërkohë, sipas Prokurorisë nga ana e njëjtë ka ardhur autobusi tjetër me të pandehurin M.M., nga i cili autobus ka dalë i ndjeri tjetër A.B., i cili po ashtu ka rënë poshtë urës në hapësirën e pa mbuluar në mes të dy kahjeve që ndajnë autostradën.

https://kallxo.com/vendimi-i-gjykates-dy-te-vdekurit-ne-autostrade-ndaluan-ti-shkembenin-telefonat/

.