(Photo: Wikipedia)

Ursula von der Leyen zgjidhet kryetare e Komisionit Europian

Ursula von der Leyen e Gjermanisë është zgjedhur kryetare e Komisionit të BE pas një votimi të fshehtë në mesin e deputetëve.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes do të zëvendësojë Jean-Claude Junckerin më 1 nëntor, përcjell rtv21.tv.

Ajo siguroi mbështetjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Parlamentit Europian të martën mbrëma.

Komisioni harton ligjet e BE-së, zbaton rregullat e BE-së dhe ka fuqinë për të shqiptuar gjoba për shtetet anëtare nëse është e nevojshme.

“Është një përgjegjësi e madhe dhe puna ime fillon tani”, tha Ursula von der Leyen në një fjalim menjëherë pas votimit.

“Le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive.”

Ajo u votua nga 383 deputetë të Parlamentit Europian nga gjithsej 733 sa ishin të pranishëm./21Media