Agron Kuçi, kryetar i komunës së Junikut

Ujësjellësi, kallëzim penal për kryetarin e Junikut

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Gjakovës kallëzim penal ndal kryetarit të komunës së Junikut, Agron Kuçi.

Zëdhënësja e kësaj kompanie Kaltrina Rudi – Nikoliqi ka treguar arsyet se pse ka ardhur deri te ky vendim.

“I njëjti me datën 06.07.2019 së bashku me inspektora të komunës së Junikut kanë penguar punëtorët e Ujësjellësit Gjakova në kryerjen e detyrave të punës”, ka deklaruar Rudi – Nikoliqi.

Është mësuar se pavarësisht tentimeve për të penguar punën e kompanisë së ujësjellësit “Gjakova”, punëtorët po vazhdojnë punimet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për 28 fshatra të Rekës së Keqe.