Uebfaqja e Trustit jashtë funksionit

Fondi i Kursimeve Pensionale – Trusti, ka njoftuar se uebfaqja dhe shërbimi “eTrusti” janë jashtë funksionit, për shkak të shkëputjes së kabllos së internetit, nga operatori që është duke kryer punët në Teatrin Kombëtar.

Përmes një njoftimi, Trusti ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar me Telekomin e Kosovës që të sanohet gjendja sa më shpejtë.

“I njoftojmë kontribuuesit dhe të gjitha palët e tjera se për shkak të shkëputjes të kabllove që e furnizojnë zyrën e Trustit me internet, nga kontraktori që po kryen punime në Teatrin Kombëtar, aktualisht janë jashtë funksionit uebfaqja e Trustit dhe shërbimi eTrusti” – thuhet në njoftim.