Qeveria Kurti II

Themelohet komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e bordit të KPMM-së

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka vendosur për themelimin e komisionit ad -hoc për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të bordit të Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Anëtarë të këtij komisioni janë emëruar, Samir Gorani  kryesues, Fadile Dyla, dhe Irfan Lipovica.

Në gushtë të vitit të kaluar 4 anëtarëve të KPMM-së i ka skaduar mandati.

Konkursi i shpallur datën 30  korrik 2020 deri me datën 28 gusht 2020 ishte anuluar me një vendim të qeverisë, më 21 qershor të këtij viti.

Konkursi i ri për emërimin e bordit të ri është hapur më 23 qershor të këtij viti dhe është mbyllur më 22 korrik të këtij viti.