Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Pas Kushtetutës së 2 korrikut 1990, Kosova realizoi projekte të mëdha politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 28 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Thaçi ka thënë se ajo ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës.

“Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai më tej ka shtuat se pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund ka realizuar projekte të mëdha politike, si çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë.

Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 e ka kujtuar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

https://kallxo.com/albin-kurti-kujton-2-korrikun-kerkon-republike-te-trete/