Thaçi dekoron me medaljen presidenciale familjen Ibrahim Rugoven FOTO: ZPRK

Thaçi ia dorëzon Medaljen Presidenciale familjes Rugova

Presidenti Hashim Thaçi e ka pritur sot gruan dhe fëmijët e ish presidentit Ibrahim Rugova në zyret e tij ku i ka dorëzuar edhe medaljen presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Medalja Presidenciale për 10 vjetorin e pavarësisë i jepet presidentit Ibrahim Rugova për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi kur ia dorëzoi medaljen gruas së presidentin Ibrahim Rugovës.

Të pranishëm në këtë takim ishin gruaja e ish Presidentin Rugova dhe tre fëmijet e tij.

Kjo pritje nga ana e Thaçit u bë në Ditën e Presidentit, 24 Majin. Kjo është dita kur Kosova kishte mbajtur zgjedhjet e para në vitin 1992 ku Rugova ishte zgjedhur President me shumicë dërmuese të votave.

http://kallxo.com/thaci-rugova-te-nderohet-si-president-pare-kosoves/