Mogherini - lideret e rajonit (Arkiv)

Thaçi flet pas takimit me liderët e Ballkanit në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Bruksel, tha se në këtë takim ka theksuar dëshpërimin e Kosovës sa i përket shtyrjes se liberalizimit të vizave nga shtetet anëtare të BE-së.

Thaçi në një konference për media tha se në të ardhmen e afërt do të ndodhë vendimi që mundëson kosovareve lëvizjen e lirë.

“Kosova nuk ka tjetër alternativë përveç të lëvizë drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian. Gjithashtu ky vakum që mund të krijohet mund të shfrytëzohet nga të tjerët që nuk i duan standardet evropiane. Por, do të punojmë të gjithë së bashku, si spektër politik, shoqëri civile dhe me mediat që të sqarohet edhe me tepër ky proces. Kosova i ka kryer obligimet e veta por BE dhe shtetet anëtare duhet të marrin vendimin në javën dhe muajt e ardhshme dhe që vlerësoj që do të ndodh në të ardhmen e afërt”, tha Thaçi.

Presidenti theksoi se në bashkëpunim me ekipin negociator do të arrijnë një marrëveshje finale me Serbinë.

“Sa i përket, arritjes së një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, është inkurajues fakti që të gjithë liderët mbështesin përpjekjet e të dy shteteve duke kolauduar se marrëveshja do të prodhoj më tepër paqe, stabilitet dhe më tepër frymë evropiane. Shpresoj dhe besoj që bashkë me ekipin negociator që në javët dhe muajt në vazhdim të arrijmë një përfundim të marrëveshjes finale dhe ku Kosova do të arrijë njohjen e Serbisë dhe të 5 vendeve tjera”, tha presidenti Thaçi.

Ai përsëri se letra e presidentit amerikan, Donald Trump është zëri i Amerikës, dhe shpresë për Kosovën.

“Besoj që nuk ka lider në Kosovë që i thotë “jo” letrës se Trump-it. Kjo letër është qëndrim i SHBA-ve”.

Ndërsa sa i përket taksës ndaj produkteve të Serbisë, se a u diskutua në këtë takim, ai u potencua shkurt.

“Do të mundohemi dhe punojmë që me vullnet të mirë që të tejkalohen dhe të hapen mundësitë për mos të kushtëzuar njëri tjetrin”, përfundoi Thaçi.

 

https://kallxo.com/mogherini-pergezon-per-nje-marreveshje-pret-nje-tjeter/?fbclid=IwAR3qUDYUuiuCA11yRqdseHeMUZpe4TNg9sNP8V0jgaLEsNFjJy3De5LDyqo

.