Thaçi: Bashkimi i Luginës me Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën do të jetë pjesë e marrëveshjes që do të nënshkruhet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja Kosovë -Serbi do te jete gjithëpërfshirëse, por bashkimi i Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit do të jetë një nga segmentet e marrëveshjes”, tha Thaci.

Këtë deklarim ai e ka bërë pas takimin që kishte me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe gazetarëve të Luginës së Preshevës.

Ai tha se është duke e mbështetur vullnetin e qytetarëve të tri komunave me shumicë serbe.

Sevdail Hyseni, ne emër të përfaqësuesve të shoqërisë civile të Luginës së Preshevës, tha se ideja e korrigjimit të kufijve është e mirë.

“E njoftuam Presidentin Thaçi se ideja për korrigjim të kufirit është një nga idetë më të mira dhe më të qëlluara në këtë moment. Kufijtë e tillë duhet gjithsesi të korrigjohen që të mos ketë telashe”, tha Hyseni.