Tejkalimi me Art i Problemeve të Grave

Festivali ku mes tjerash do të trajtohen edhe shkelje të drejtash dhe probleme të grave do të zgjasë nga 25 deri më 30 maj.

Hapjen e festivalit do ta bëjë filmi “Bota” i regjisorëve Iris Elezi dhe Thomas Logoreci për të vazhduar më pas me orët e performancës dhe ekspozitës “Revolta kundër dhunës” dhe muzikën e Hana Zeqës.

Edhe studentet e Fakultetit të Arteve do ta kenë hapësirën e tyre në “Femart”.

“Kandër” e Trëndelina Halilit, “Mona” e Lorena Sopit, “Atilla” e Dina Morina dhe “Lost in hope” e Jehona Berishës janë filmat që do të shfaqen me 27 maj.

Do të shfaqen edhe filmat e shkurtër “DItëlindja” dhe “Dhëmbët e pjekurisë” dhe dokumentarët e huaj “Noun” dhe “Kujtimet e një Klubi Striptizi”.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës do të jetë pjesë e festivalit me punëtorinë nga Dua Dauti “Identifikimi dhe Pasojat e Ngacmimeve Seksuale”.

Në EU Info Center do të ketë panel diskutimi me temën “Trupi im, Zgjedhja ime” më 27 maj  dhe “Gratë dhe Prona” me 28 maj.

Teatri Kombëtar do të mirëpresë shfaqjet teatrale “Qielli i heshtur” dhe “Rrëfimet private” si dhe do të jetë edhe lokacioni ku do të bëhet mbyllja e festivalit për ketë vit.

Mbyllja e “Femart”-it do të bëhet nga festivali DAM me një koncert në të cilin soprano do të jetë Besa LLugiqi, kurse në piano do të jetë Lirika Pula.

Pas koncertit i cili është edhe bashkëpunimin i parë i “Femart”-it me “DAM”-in do të bëhet edhe ndarja e çmimit “Femart”.

Hyrja në “Femart” është falas.

Në linkun e mëposhtëm do të keni mundësi që të shihni gjithë programin e festivalit “Femart” për këtë vit.