Tejkalim i rrezikshëm në vijë të plotë

Një qytetar ka dërguar një fotografi në KALLXO.com ku një veturë me tabela të huaja bënë një tejkalim shumë të rrezikshëm në vijë të plotë.

Në komunikacion, vija e plotë i njofton shoferët që nuk mund të tejkalohet për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Policia e Kosovës që disa javë ka filluar të shqiptojë gjoba ndaj shoferëve të cilët janë xhiruar apo fotografuar duke bërë tejkalime të rrezikshme në vijën e plotë.