Arkiv - Isa Mustafa dhe drejtues të tjerë të LDK-së takojnë strukturat e partisë në Lipjan - Foto: Facebook

Të tre kandidatët e LDK-së në Lipjan zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës

Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Tre kandidatët e LDK nga komuna e Lipjanit, Shkelzen Hajdini, Ilir Tasholli  dhe Vlora Limani- Hajnuni kanë arritur që t`i rezervojë tri ulëse në Kuvend.

Shkelzen Hajdini ka arritur të marrë 8,776 vota.

Shkëlzen Hajdini

Ilir Tasholli ka marrë  7,673 vota.

Ilir Tashollit

Vlora Limani- Hajnuni  ka arritur të marrë  8,944 vota.

Vlora Limani- Hajnuni

Një muaj e një ditë që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot shpalli rezultatet përfundimtare.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë.

LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.

Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë.

Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11,477% apo 14 deputetë.

Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6,754%.

Koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.