Ilustrim

Të shtëna misterioze në Prishtinë

Shtatë plumba janë shkrepur mbrëmë në rrugën “Qerim Pllana” të Kryeqytetit.

Policia ka njoftuar se në ora 2 pas mesnatës kanë marrë informacionin për të shtëna në këtë rrugë ndërsa nuk dihet se cili ishte caku i gjuajtjes me armë.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse në këtë rrugë jeton dikush që mund të ishte cak i të shtënave dhe pistat e hetimeve për ngjarjen. Krejt çka thuhet në raportin policisë është se në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja dhe nuk ka persona të lënduar.

Kryeqyteti është tronditur gjatë kësaj jave nga numri i madh i incidenteve kriminale. Një mësuese është therur me thikë gjatë orarit të mësimit ndërsa tre nxënës poashtu janë therur me thikë afër ambienteve të shkollës.

KALLXO.com raportoj edhe për një seri të ngjarjeve të qërimit të hesapeve në mes dy grupeve të cilat kanë rezultuar me disa incidente me armë në kryeqytet.

Një person është plagosur gjatë këtyre ngjarjeve.

Rivaliteti i dy grupeve të ndeshura me ligjin dyshohet të jetë shkaku i disa incidenteve të armatosura në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com brenda policisë kanë sqaruar se incidentet e fundit në kryeqytet mund të ndërlidhen në një qërim hesapesh në mes dy grupeve.

Gjatë javës u raportua për të shtëna me armë në afërsi të Xhamisë së Llapit ndërsa cak i sulmit ishte një i ri.

Burime të KALLXO.com thonë se kjo është vazhdimësi e sulmeve ndaj një grupi.

Disa ditë më parë një shok i viktimës së sotme ishte plagosur ndërsa po ashtu ditë më parë një shok tjetër është kidnapuar.

Tërë incidentet kanë ndodhur në dy javët e fundit pasi dy nga të dyshuarit janë liruar nga burgu ku po mbaheshin për vepra të tjera penale.

KALLXO.com mëson se rasti tani po hetohet prej Njësisë së Krimeve të Rënda

https://kallxo.com/te-shtena-me-arme-ne-prishtine/