Foto: MZhE

Takim për Raportet Ekonomike me Maqedoninë

Për zhvillim të mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni, Stavileci u takua me ministrin e Ekonomisë së këtij shteti Driton Kuçin.

“Ne bëmë një analizë për gjendjen ekonomike që kemi pasur në të kaluarën, që do duhej të ishin në gjendje më të mirë në marrëdhëniet ekonomike dhe në implementimin e marrëveshjeve që kemi nënshkruar,” tha Stavileci.

Takimin me Stavilecin e komentoi edhe ministri Driton Kuçi në një konferencë të përbashkët për gazetarë.

“Sot kemi biseduar për projektet e interesit të përbashkët për të dyja vendet, veçanërisht në sferën e energjetikës. Vendet tona deri tani kanë pasur një bazë solide për themelimin e bashkëpunimit me projektet e reja në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. Qysh në fillim jam zotuar për marrëdhëniet ekonomike të mira me Kosovën,” tha ministri Kuçi.

Bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni do të realizohet në bazë të 28 marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani midis dy vendeve.

Blerand Stavileci deklaroi se idetë e mëhershme për bashkëpunim ekonomik mes dy shteteve duhet të shkojnë përpara.

“Do t’i rinisim këto ide të mëparshme dhe të shohim se si mund t’i avancojmë ato në mënyrë që të dyja shtetet tona edhe të lidhen më mirë në infrastrukturën fizike, pastaj edhe në kuptimin e ndërtimit të kapaciteteve energjetike me të cilat edhe në ndërmjet vete të kompletohemi, por mund të ndikojmë në sigurinë e furnizimit jo vetëm për Kosovën dhe Maqedoninë por dhe për shtetet tjera,” tha Stavileci.

Në fillim të muajit shkurt të këtij viti, Kosova dhe Maqedonia kanë nënshkruar marrëveshjen për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar Bellanoc – Stançiq.

http://kallxo.com/kosova-dhe-maqedonia-pensionojne-pasaportat

Por, kjo marrëveshje ka filluar të zbatohet në mes të muajit prill.

http://kallxo.com/fillon-kalimi-kufirit-leternjoftime

Për sa i përket eksporteve të Kosovës me vendet ballkanike, Maqedonia merr pjesë me 9 për qind në raport me totalin për vitin 2015, ndërsa importi me Maqedoninë është 5 për qind.

Historikisht, Kosova në marrëdhëniet tregtare është e lidhur me Serbinë dhe Maqedoninë.