Ilustrim

Spitali i Mitrovicës bëhet me autoambulancë të re

Spitali Rajonal i Mitrovicës është bërë me një autoambulancë të re ditën  e sotme.

Këtë e ka bërë të ditur ministri shëndetësisë Armend Zemaj, gjatë konferencës në të cilën janë bërë publike rastet me COVID-19 dhe vizitës të cilën ja ka bërë spitalit.

“Sot së bashku edhe me drejtorin e Klinikës Emergjente në Prishtinë kemi sjellur edhe një autoambulancë për të cilën i falenderojm qytetarët evropian, taksa paguesit të cilët nga donacioni i BE-së është mundësuar që sot t’i ofrojmë edhe Spitalit Rajonal të Mitrovicës që ta kenë në shërbim dhe të ja u lehtësojm sa do pakë punë”, ka thënë Zemaj.

Ndërsa drejtori i spitalit, Enis Istrefi, ka falenderuar ministrin për vizitën dhe për automabulancën.

“Falenderoj ministrin për vizitën dhe për sjelljen e një autoambulance në spitalin tonë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që po na japin gjatë kohës së pandemisë”, ka thënë Enis Istrefi, drejtor i Spitalit të Mitrovicës.