Protesta e Specializantëve, 27 janar 2022 - Foto: KALLXO.com

Specializantët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë - VIDEO

Para Ministrisë së Shëndetësisë, Këshilli i Specializantëve po mban  protestë, duke kërkuar që t’u gjenden vende pune.

Arsyeja se pse po mbahet kjo protestë është mos plotësimi i kërkesave sipas tyre nga ana e MSh-së.

Disa prej pankartave të tyre janë “1 vit për një çështje e cila mund të zgjidhet për 1 ditë!”, “Ndaleni ‘ikjen e trurit’”, “Mos na largoni nga Kosova”, “Specializantët qe 1 vit në rrugë!”.

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar specializantët  janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Gjatë këtij takimi specializantët kishin prezantuar kërkesat e tyre e për të cilat thanë se ministri ishte shprehur se janë “çështje lehtë të zgjidhshme dhe të vogla teknike”, duke potencuar se i duhet kohë pasi që sapo ka filluar mandatin.

Uran Halimi, njëri nga përfaqësuesit e specializantëve kishte thënë se Këshilli i specializantëve ka vendosur që të pezullojë protestën deri në janar të vitit këtij viti.

“Ne sot në mbledhjen e Këshillit të Specializantëve kemi vendosur që të pezullojmë protestat e deri kah mesi i janarit 2022 të presim. Me datën 12.01.2022 do të mblidhet Këshilli i Specializantëve dhe do të vlerësojmë rrjedhën e ngjarjeve”, kishte thënë asokohe Halimi për KALLXO.com.

 

Protesta e Specializantëve, 27 janar 2022 – Foto: KALLXO.com
Protesta e Specializantëve, 27 janar 2022 – Foto: KALLXO.com
Protesta e Specializantëve, 27 janar 2022 – Foto: KALLXO.com
Protesta e Specializantëve, 27 janar 2022 – Foto: KALLXO.com