Skandali i javës: Mishi i ngordhur gati për treg

Java që po e lëmë pas u përcoll me një prej skandaleve më të mëdha në sigurinë e ushqimit. Duke zbardhur se komuna e Pejës nuk ka asnjë inspektor të veterinarisë.

https://kallxo.com/skandali-me-mishin-e-prishur-komuna-e-pejes-pa-inspektor-te-veterinarise-per-inspektime/

 

Mbi një ton mish i prishur u zbuluan dhe u asgjësuan në një thertore në kushte të tmerrshme higjienike në qytetin e Pejës.

Policia dhe Prokuroria u vunë në aksion pas një informate që kishin siguruar nga një qytetar se në qytetin e Pejës në një prej thertoreve po bëhej gati të nxirrej në treg mish i prishur.

Aksioni rezultoi me arrestimin e tre të dyshuarëve. Njëri prej tyre, pronar i thertores Sali Shkuliqi, u kuptua se ishte i dënuar me burgim me kusht për veprën e njëjtë penale nga Gjykata e Pejës.

Gjykata ia caktoi 30 ditë paraburgim Shkuliqit, pas kërkesës së Prokurorisë së Pejës.

I dyshuari për skandalin me mishin e prishur në Pejë, Sali Shkuliqi, tha para Gjykatës se mishin e konfiskuar nga Policia e kishte ruajtur për ta ushqyer qenin.

“Pasha zoten nuk e kam qit në shitje ata mish, mishin kam pas me ja qit qenit”, tha i dyshuari.

FOTOGRAFITË NGA DOSJA E PROKURORISË THEMELORE TË PEJËS

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’