Foto: Kallxo.com

Sirenë alarmi në Bankën Qendrore, reagon Policia

Policia e Kosovës është vënë në lëvizje sot pasdite kur një sirenë alarmi ka krisur në ndërtesën e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

KALLXO.com ka mësuar se Policia ka qenë e njoftuar që alarmi testues në këtë ndërtesë do të lëshohet nesër, ndërsa është aktivizuar një ditë më herët.

Testi është kryer në një kohë kur shumë banka në Kosovë kanë qenë pre e grabitjeve të shumta muajve të kaluar dhe pak javë pas një grabitjeje spektakolare të miliona eurove që po transportoheshin jashtë vendit në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri nga persona të armatosur.

Kjo edhe e ka vënë në lëvizje Policinë e cila menjëherë i është përgjigjur alarmit dhe ka shkuar në ndërtesë.