Si nuk e vuri re bota përhapjen e heshtur të COVID-19?

Transmetimi pa simptoma e bën coronavirusin më të vështirë për t’u luftuar.

Por, zyrtarët shëndetësorë e neglizhuan rrezikun me muaj, duke nxitur pretendime mashtruese dhe kontradiktore përballë provave në rritje, raporton New York Times

MYNIH – Dr. Camilla Rothe ishte gati të largohej për darkë kur laboratori qeveritar e thirri me rezultatin e befasishëm të testit.

Pozitive.

Ishte 27 janar.

Ajo sapo kishte zbuluar rastin e parë të Gjermanisë me coronavirusin e ri.

Por diagnoza nuk kishte kuptim. Pacienti i saj, një biznismen nga një kompani e pjesëve të veturave, mund të ishte infketuar nga vetëm një person: një kolege që e vizitonte nga Kina. Dhe ajo kolege nuk duhej të ishte infketuese.

Vizitorja është dukur plotësisht e shëndetshme gjatë qëndrimit të saj në Gjermani. Pa kollitje ose teshtimë, asnjë shenjë lodhjeje ose ethe gjatë dy ditëve me takime të gjata. Ajo u tha kolegëve se kishte filluar të ndjehej keq pas fluturimit për në Kinë. Disa ditë më vonë, ajo rezultoi pozitive për coronavirusin.

Shkencëtarët në atë kohë besonin se vetëm njerëzit me simptoma mund të përhapnin coronavirusin. Ata supozuan se vepronte si kushëriri i saj gjenetik, SARS.

“Njerëzit që dijnë më shumë për coronaviruset sesa unë ishin absolutisht të sigurtë”, kujton Dr. Rothe, specialiste e sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar të Mynihut

Por nëse ekspertët e kishin gabim, nëse virusi mund të përhapet nga bartës në dukje të shëndetshëm apo njerëz që nuk kishin zhvilluar ende simptoma përhapja ishte potencialisht katastrofike.

Fushatat e ndërgjegjësimit, kontrollimi i aeroportit dhe politika e qëndrimit në shtëpi nëse je sëmurë mund të mos e ndalojnë atë.

Mund të kërkohen masa më agresive – për shembull duke urdhëruar njerëzit e shëndetshëm të mbajnë maska,ose të kufizojnë udhëtimet ndërkombëtare.

Dr. Rothe dhe kolegët e saj ishin ndër të parët që paralajmëruan botën. Por edhe nga prova të grumbulluara nga shkenctarë të tjerë, zyrtarët kryesorë të shëndetësisë shprehën besim të palëkundur se përhapja e virusit pa simptoma nuk ishte e rëndësishme

Në ditët dhe javët në vazhdim, politikanët dhe zyrtarët e shëndetit publik zhvlerësuan ose injoruan ekipin e Mynihut.

Disa kanë punuar në mënyrë aktive për të minuar paralajmërimet në një moment të rëndësishëm, pasi sëmundja po përhapej pa u vënë re në kishat franceze, në stadiumet italiane të futbollit dhe baret e skive austriake.

Një anije lundrimi, Diamond Princess, do të bëhej shenja vekjeprurëse e përhapjes pa simptoma.

Intervistat me mjekë dhe zyrtarë të shëndetit publik në më shumë se një duzinë vendesh tregojnë se për dy muaj të rëndësishëm – dhe përballë provave gjenetike në rritje – zyrtarët e shëndetësisë perëndimore dhe udhëheqësit politikë ranë poshtë ose mohuan rrezikun e përhapjes pa simptoma. Agjencitë kryesore të shëndetësisë përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetit dhe Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ofruan këshilla kontradiktore dhe nganjëherë mashtruese. Një diskutim thelbësor i shëndetit publik u zhvendos në një debat semantik mbi atë që të quhen njerëz të infektuar pa simptoma të qarta.

Vonesa dy-mujore ishte një produkt i supozimeve shkencore të gabuara, rivaliteteve akademike dhe ndoshta më e rëndësishmja, një ngurrim për të pranuar që virusin do të merrte masa drastike. Rezistenca ndaj provave të shfaqura ishte një pjesë e reagimit të ngadaltë të botës ndaj virusit.

ësht e pamundur të llogaritet numri i njerëzve i asaj vonese, por modelet sugjerojnë që veprimi agresiv mund të ketë shpëtuar dhjetëra mijëra jetë. Vende si Singapori dhe Australia, të cilat përdorën testimin dhe gjurmimin e kontakteve si dhe vendosjen në karantinë të udhëtarëve në dukje të shëndetshëm e kaluan virusin më mirë sesa vendet që vepruan ndryshe. Tani është pranuar gjerësisht se njerëzit në dukje të shëndetshëm mund të përhapin virusin, megjithëse mbetet paqartësi se sa ata kanë kontribuar në pandeminë. Megjithëse vlerësimet ndryshojnë, modelet që përdorin të dhëna nga Hong Kongu, Singapori dhe Kina sugjerojnë se 30 deri në 60 përqind e përhapjes ndodh kur njerëzit nuk kanë simptoma.

“Kjo ishte, mendoj, një e vërtetë shumë e thjeshtë,” tha Dr. Rothe. “U habita që do të shkaktonte një stuhi të tillë. Unë nuk mund ta shpjegoj ”

Edhe tani, me më shumë se 9 milion raste në mbarë botën, dhe numri i të vdekurve që afron 500,000, Covid-19 mbetet një enigmë e pazgjidhur. Është shumë shpejt të dijmë nëse ka kaluar më e keqja, ose nëse do të ndodhë një valë e dytë globale e infkesioneve. Por është e qartë se një grup vendesh, nga regjimet sekrete deri tek demokracitë e paqarta, kanë gabuar përgjigjen e tyre, kanë keqkuptuar virusin dhe kanë injoruar planet e tyre të urgjencës.

Është e qartë që në atë periudhë koha ishte një komoditet kritik në frenimin e virusit – dhe shumë prej saj ishte hargjuar kot.

“Ajo nuk ishte sëmurë”

Natën e testit së parë pozitiv në Gjermani, virusi ishte dukur larg. Më pak se 100 vdekje ishin raportuar në të gjithë botën. Italia, e cila do të bëhej pikë themelore e virusit në Evropë, nuk do t’i regjistronte rastet e para të saj për tre ditë të tjera.

Disa raporte nga Kina kishin sugjeruar tashmë mundësinë e përhapjes pa simptoma. Por askush nuk e kishte provuar se mund të ndodhte.

Atë natë, Dr. Rothe dërgoi një email për disa duzina mjekësh dhe zyrtarë të shëndetit publik.

“Infeksionet në të vërtetë mund të transmetohen gjatë periudhës së inkubacionit,” shkroi ajo.

Tre punonjës të tjerë nga kompania e pjesëve të automjeteve, Ëebasto, testuan pozitive ditën tjetër. Simptomat e tyre ishin aq të buta sa, normalisht, ka të ngjarë që asnjë të mos ishte testuar ose të kishn menduar të qëndronin në shtëpi.

Dr Rothe vendosi që ajo duhej të tingëllonte alarmin. Shefi i saj, Dr Michael Hoelscher, i dërgoi një email në Neë England Journal of Medicine. “Ne besojmë se ky vëzhgim ka një rëndësi të madhe,” shkroi ai.

Redaktorët u përgjigjën menjëherë. Sa shpejt mund ta shihnin dokumentin?

Të nesërmen në mëngjes, 30 janar, zyrtarët e shëndetit publik intervistuan biznesmennen kineze me telefon. E shtruar në spital në Shanghai, ajo shpjegoi se kishte filluar të ndjehej e sëmurë gjatë fluturimit në shtëpi. Duke parë mbrapa, mbase ajo kishte dhimbje të lehta ose lodhje por ajo mendoj se ato ishin si pasojë e një ditë të gjatë udhëtimi.

“Nga këndvështrimi i saj, ajo nuk ishte e sëmurë,” tha Nadine Schian, një zëdhënëse e Ëebasto që ishte në telefon. “Ajo tha,‘ Në rregull, u ndjeva e lodhur. Por unë kam qenë në Gjermani edhe më përpara gjithmonë më ka lodhur udhëtimi.”

Kur zyrtarët shëndetësorë përshkruanin thirrjen, Dr. Rothe dhe Dr. Hoelscher shpejt e përfunduan dhe dorëzuan artikullin e tyre. Dr. Rothe nuk foli vetë me pacientin por tha që ajo mbështetej në përmbledhjen e autoritetit shëndetësor.

Brenda disa orësh, ishte në internet. Ishte një vëzhgim klinik modest në një kohë kyçe. Vetëm disa ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetit kishte thënë se kishte nevojë për më shumë informacion në lidhje me këtë temë.

Ajo çka autorët nuk e dinin, është se në periferi rreth 20 minuta larg, një grup tjetër i mjekëve gjithashtu kishte nxituar të publikonte një raport. Asnjëri nuk e dinte se çka po punonte tjetrti, një gabim i vogël akademik që do të kishte pasoja globale.

Academic Hairsplitting – Kapja pas gjërave të imëta?

Grupi i dytë përbëhej nga zyrtarë të autoriteteve të shëndetësisë në Bavaria dhe nga Agjencia Ndërkombëtare e Shëndetit në Gjermani, e njohur si Instituti Robert Koch. Brenda një zyreje në periferi, mjekët shpalosën disa fletë murale dhe gjurmuan rrugët e infeksionit duke përdorur lapsa me ngjyra.

Grupi i tyre, i prirë nga epidemiologu bavarian Dr. Merle Bohmer, dorëzuan një artikull në “The Lancet”, një tjetër portal mjekësor. Por grupi mjekësor gjerman ishin për tre orë më të shpejtë. Dr.Bohmer tha se artikulli i grupit të saj, që mbeti pa u publikuar, pati konkluzione të ngjashme por vetëm se ishin thënë me fjalë tjera.

Në këtë publikim, Dr.Rothe kishte shkruar se pacientët dolën infektues edhe para shfaqjes të disa simptomave. Ndërsa grupi qeveritar kishin thënë se pacientët dolën infektues para shfaqjes së të gjitha simptomave – në një kohë kur simptomat ishin aq minimale saqë njerëzit as nuk kanë mundur t’i vërenin ato.

Gruaja kineze, për shembull, ishte zgjuar në mes të natës duke u ndier shumë e lodhur. Duke dashur të jetë e mprehtë në takimet e saj, ajo mori një medikament kinez i quajtur 999 – që përmban sasinë e barabartëme një tabletë Tynol – dhe pastaj shkoi të flinte prapë.

Mbase ajo tabletë i kishte “mbuluar” temperaturën? Apo mbase ajo lodhja e tepërt ishte në fakt vetëm lodhje? Ajo në fakt kishte marrë një shall gjatë takimit. Mbase ajo ishte një shenjë e të ftohtit?

Pas dy telefonatave të gjata me atë grua, mjekët e Insitutit të Robert Koch ishin të bindur se ajo në fakt nuk kishte ditur t’i dallojë simptomat. Ata kontaktuan me redaktorin e portalit më të ri mjekësor të Mbretërisë së Bashkuar, duke shprehur dyshimet e tyre në zbulimet e Dr.Rothe.

Redaktorët ishin të mendimit se diskutimi qoi në kapje pas gjërave të imëta. Nëse u nevojit një intervistë e gjatë për të kuptuar simptomat, si mund të pritet që dikush ta bëjë një gjë të tillë në botën reale?

“Pyetja është se a kishte ajo diçka në përputhje me Covid-19 apo secili mund ta kishte dalluar në atë kohë se në fakt ajo kishte Covid-19,” tha Dr.Eric Rubin, redaktori i portalit.

“Përgjigja dukej se ishte jo”.

Portali nuk e publikoi punimin. Por ky nuk do të ishte fundi.

Atë fundjavë, Andreas Zapf, shefi i departamentittë Institutit Bavarian të Shëndetësisë, thirri Dr. Hoelscher nga klinika e Mynihut. “Shiko, qytetarët e Berlinit janë shumë të shqetësuar me publikimin tënd,” tha Dr.Zapf, sipas Dr.Hoelscher.

Ai sugjeroi të ndërronte përmbajtjen e raportit të Dr.Rothe-s si dhe ta zëvendësojë emrin e saj me një pjesëtar të grupit qeveritar, tha Dr.Hoelscher. Ajo refuzoi.

Agjencia e Shëndetësisë nuk donte ta diskutonte atë thirrje telefonike.

Deri atëherë, tha Dr.Hoelscher, raporti i tyre dukej shumë i paqartë. Tani gjithçka ishte e qartë: “Politikisht, ky ishte një problem shumë, shumë i madh”.

“Një Cunami I plotë”

Të hënën, 3 shkurt, revista Science publikoi një artikull duke e quajtur raportin e Dr. Rothe “me të meta”. Science raportoi se Instituti Robert Koch i kishte shkruar Gazetës Neë England për të kundërshtuar gjetjet e saj dhe të korrigjonte një gabim.

Instituti Robert Koch refuzoi kërkesat e përsëritura të intervistës për disa javë dhe nuk u përgjigj pyetjeve të shkruara.

Raporti i Dr. Rothe u bë shpejt një simbol i kërkimit të nxituar. Shkencëtarët thanë që ajo duhej të fliste vetë me pacientin kinez para se të botonte, dhe se lëshimi kishte minuar punën e ekipit të saj. Në Tëitter, ajo dhe kolegët e saj u zhvlerësuan nga shkencëtarët dhe ekspertët e kolltukëve.

“ Na shkatërroj ne të gjithë, si një cunami i plotë”, tha Dr. Hoelscher.

Polemika gjithashtu hodhi në hije një zhvillim tjetër të rëndësishëm nga Mynihu.

Të nesërmen në mëngjes, Dr. Clemens-Martin Ëendtner bëri një njoftim befasues. Dr. Ëendtner ishte duke mbikëqyrur trajtimin e pacientëve Covid-19 të Mynihut – tani ishin tetë – dhe kishte marrë mostra nga secili.

Ai zbuloi virusin në hundë dhe fyt në nivele shumë më të larta, dhe shumë më herët, sesa ishte vërejtur te pacientët SARS. Kjo do të thotë se ndoshta mund të përhapet përpara se njerëzit të dinin se ishin të sëmurë.

Por hisotria e magazines Science e përmbyti atë lajm. Nëse letra e Dr. Rothe kishte nënkuptuar se qeveritë mund të kenë nevojë të bëjnë më shumë kundër Covid-19, reagimi nga Instituti Robert Koch ishte një mbrojtje e nënkuptuar e të menduarit konvencional.

Agjensia e Shëndetit Publik të Suedisë deklaroi se raporti i Dr. Rothe kishte pasur gabime të mëdha. Uebfaqja e agjencisë thoshte, pa mëdyshje, se “nuk ka prova që njerëzit janë infektues gjatë periudhës së inkubacionit” – një pohim që do të qëndronte në internet për muaj.

Zyrtarët francezë të shëndetësisë gjithashtu nuk lanë vend për debat: “Një person është ngjitës vetëm kur shfaqen simptoma,” thuhet në një fletushkë qeveritare. “Nuk ka simptoma = nuk ka rrezik të infektoni.”

Ndërsa Dr Rothe dhe Dr. Hoelscher po u largoheshin kritikave, mjekët japonezë po përgatiteshin të hipnin në anijen e lundrimit Diamond Princess. Një ish pasagjer kishte testuar pozitiv për koronavirus.

Megjithatë në anije, festat vazhduan. Pasagjeri i infektuar kishte qenë jashtë anijes me ditë të tëra. Dhe ai nuk kishte pasur simptoma kur ishte në bord.

Një debat semantik

Menjëherë pas raportit të Dr. Rothe, Organizata Botërore e Shëndetit kishte vërejtur që pacientët mund të transmetojnë virusin përpara se të shfaqnin simptoma. Por organizata nënvizoi gjithashtu një pikë tjetër: Pacientët me simptoma janë nxitësit kryesorë të epidemisë.

Pas publikimit të artikullit nga Science organizata u fut drejtpërdrejt në debatin mbi punën e Dr. Rothe. Të Martën, 4 Shkurt, Dr Sylvie Briand, shefi i agjencisë së sëmundjes infektive, përgatiti tëeet një lidhje me artikullin Science, duke e quajtur raportin e Dr. Rothe me të meta.

Është e rëndësishme të dalloni transmetimin asimptomatik nga transmetimi para-simptomatik. # 2019n_CoV Studimi që pretendon se koronavirus i ri mund të transmetohet nga njerëzit pa simptoma ishte i magët.

Me atë cicërimë, Ë.H.O. u përqëndrua në një dallim semantik që do të diskutohej me muaj: A ishte pacientja asimptomatike, domethënë ajo nuk do të shfaqte kurrë simptoma? Apo para-simptomatike, domethënë ajo u sëmur më vonë? Apo, edhe më konfuz, oligo-simptomatike, që do të thotë se ajo kishte simptoma aq të buta sa nuk i njohu ato?

Për disa mjekë, përqendrimi në këto dallime miosterioze u ishte si fishkëllimë në varreza. Një person që ndihet e shëndetshëme nuk ka asnjë mënyrë të dijë se ajo po bart një virus ose është gati të sëmuret. Kontrollet e temperaturës së aeroportit nuk do t’i kapin këta njerëz. As nuk do t’i pyesë ata për simptomat e tyre ose nuk do t’u thonë atyre të qëndrojnë në shtëpi kur të ndjehen të sëmurë.

OBSH-ja. më vonë tha që tëeet-i nuk ishte menduar si kritikë.

Një grup i kushtoi pak vemendje ketij debati te filluar: mjeket e zones se Mynihut, qe punonin per te permbajtur grumbullin [ e pacienteve te semure] ne kompanine e auto-pjeseve. Ata cdo dite flisnin me te semure potenciale, duke  monitoruar simptomat e tyre dhe u gjurmuar kontaktet.

“Për ne, ishte e qartë se kjo sëmundje mund të transmetohet para simptomave,” tha Dr. Monika Ëirth, i cili gjurmoi kontaktet në qarkun e afërt të Fürstenfeldbruck.

Dr. Rothe, megjithëse, u trondit. Ajo nuk mund ta kuptonte pse pjesa më e madhe e institucionit shkencor dukej e etur për të ulur rrezikun.

“Gjithçka që ju duhet është një palë sy,” tha ajo. “Ju nuk keni nevojë për virologji të raketave”.

Por ajo ishte e sigurtë.

“Do të dëshmohet që kemi pasr të drejtë,” i tha ajo Dr Hoelscher.

Atë natë, Dr. Rothe mori një email nga Dr. Michael Libman, një specialist i sëmundjeve infektive në Montreal. Ai mendoi se kritika ndaj hulumtimit ishte semantikë. Hulumtimi i saj e kishte bindur atë për diçka: “Sëmundja me siguri do të përhapet në të gjithë botën”.

Paralizë politike

Më 4 shkurt, komiteti shkencor i urgjencës në Britanisë u takua ndërsa ekspertët e tij nuk përjashtuan mundësinë e transmetimit pa simptoma, askush nuk vuri shumë në hulumtimin e Dr. Rothe.

“Ishte më shumë një studim thashë – dëgjova,” tha Ëendy Barclay, një virolog dhe anëtar i komitetit, i njohur si Grupi Shkencor Këshillues për Emergjencat. “Në mungesë të një epidemiologjie të fortë gjurmimi të vërtetë, nuk është e qartë derisa të shohësh të dhënat.

Virologët kishin zbuluar një mutacion gjenetik delikat në infeksionet e dy pacientëve nga grumbulli i Mynihut. ata kishin kryqëzuar rrugët në një kohë shumë të shkurtër, njëra duke i dhënë kripën tjetrës në mensën e kompanisë, asnjëra prej tyre nuk ka pasur simptoma. Mutacioni i tyre i përbashkët bëri të qartë se njëra kishte infektuar tjetrën.

Dr. Böhmer kishte qenë skeptik në përhapjen pa simptoma. Por tani, nuk kishte dyshim: “Ajo mund të shpjegohet vetëm me transmetim parasimptomatik,” tha Dr. Böhmer.

Tani ishte Dr. Böhmer ajo që alaramoi. Ajo tha se menjëherë ndau gjetjen dhe rëndësinë e saj me Ë.H.O. dhe Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Asnjë organizatë nuk e përfshiu zbulimin në raportet e saj të rregullta.

Një javë pas marrjes së informacionit të Dr. Böhmer, zyrtarët evropianë të shëndetësisë ende ishin duke deklaruar: “Ne jemi akoma të pasigurt nëse rastet e buta ose asimptomatike mund të transmetojnë virusin.” Nuk u përmend asnjë provë gjenetike.

Zyrtarët e O.B.SH. –së thonë se zbulimi gjenetik mbështeti mendimin e tyre, por ata nuk bënë asnjë njoftim për të.

Zyrtarët evropianë të shëndetësisë thonë se informacioni gjerman ishte një pjesë e hershme e një pikture që ata ende po e bënin së bashku.

Mjekët në Mynih ishin gjithnjë e më shumë të irrituar dhe të hutuar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Seë pari grupi gabimisht i dha atributin Kinës për sinnjalizimin e Gjermanizë në rastin e tyre të parë me virus. Zyrtarët qeveritarë dhe mjekët thonë se vetë kompania e pjesëve të automjeteve bëri sinjalizimin.

Atëherë, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr Michael Ryan tha në 27 shkurt se rëndësia e përhapjes pa simptoma po bëhej mit. Dhe Dr. Maria Van Kerkhove, udhëheqja teknike e organizatës në menagjimin e koronavirusit, sugjeroi se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

“është e rrallë, por e munshme” , tha ajo. “Është shumë e rrallë”.

Agjensia ende pohon se njerëzit që kolliten ose teshtijnë janë më infketues se njerëzit që nuk e bëjnë. Por nuk ka konsensus shkencor se sa i rëndësishëm është ky ndryshim ose si ndikon në përhapjen e virusit.

Dhe kështu, me numrin e madh të dëshmive, ekipi i Mynihut nuk mund ta kuptonte sesi O.B.SH. mund të ishte aq i sigurt se përhapja pa simptoma ishte e parëndësishme.

“Në këtë pikë, për ne ishte e qartë, “tha Dr. Ëendtner, mjeku i vjetër që mbikëqyr trajtimin e pacientëve Covid-19. “Kjo ishte një deklaratë mashtruese e O.B.SH.”

“Nëse kjo është e vërtetë, ne jemi në telashe”

‘Nëse kjo është e vërtetë, jemi në telashe’

Grumbulli i Mynihut nuk ishte i vetmi paralajmërim.

Autoritetet kineze të shëndetësisë kishin paralajmëruar në mënyrë të qartë se pacientët ishin infektues edhe para shfaqjes së simptomave. Një vozitës japonez i autobusit ishte infektuar gjatë transportimit të “pacientëve të shëndetshëm” nga Wuhani.

Dhe nga mesi i Shkurtit, 355 njerëz nga anija e lundrimit “Diamond Princess” kishin dalë pozitivë. Thuajse një e treta e pasagjerëve dhe stafit nuk kishin simptoma.

Por zyrtarët e shëndetit publik vërejtën rrezik në promovimin e “infektuesve të heshtur”. Nëse karantinimi i të sëmurëve dhe gjurmimi i kontakteve të tyre nuk mund ta zbulonin sëmundjen, atëherë qeveritë mund të braktisnin të gjitha këto përpjekje.

Në Suedi dhe Britani, për shembull, mbaheshin diskutime rreth qëndrueshmërisë së epidemisë derisa qytetarët të fitonin imunitet – “herd immunity”. Zyrtarët e shëndetit publik u brengosën se kjo mund tëshkaktojëspitale të stërmbushura me pacientë dhe vdekje të panevojshme.

Po ashtu, për të parandaluar përhapjen e heshtur kërkohej testim i mëtutjeshëm që disa shtete nuk mund ta siguronin.

“Nuk është se kishim ndonjë zgjidhje të menjëhershme,” tha Dr. Libman, mjek kanadez. “Mesazhi ishte i thjeshtë: Nëse kjo është e vërtetë, jemi në telashe”.

Zyrtarët evropianë të shëndetit thanë se hezitonin ta pranonin këtë përhapje të heshtur sepse edhe pse dëshmitë ishin siguruar, pasojat e një alarmi të rrejshëm do të ishin katastrofale. “Këto raportime janë parë kudo, në mbarë botën,” tha Dr.Josep Jansa, zyrtar i lartë shëndetësor i Bashkimit Evropian. “Çkado që themi, nuk ka kthim mbrapa”.

Shikuar prapa në kohë, zyrtarët shëndetësorë duhet të kishin thënë se, po, përhapja pa simptoma po shpërndahej por nuk po e kuptonin se sa shumë do përhapej, tha Dr. Agorista Baka, mjek i Unionit Evropian.

Por duke bërë këtë, tha ajo, do të kishte një paralajmërim të nënkuptuar për të gjitha shtetet: “Ajo çka ju po bëni mund të mos jetë e mjaftueshme”.

 

‘Ndaloni blerjen e maskave! ‘

Ndërsa zyrtarët e shëndetit publik hezituan, disa mjekë vepruan. Në një konferencë në Seattle në mes të shkurtit, Jeffrey Shaman, një profesor i Universitetit Columbia, tha që hulumtimi i tij sugjeroi që përhapja e shpejtë e Covid-19 mund të shpjegohej vetëm nëse kishte pacientë infektivë me simptoma të lehta ose pa simptoma fare.

Në audiencë atë ditë ishte Steven Chu, fizikani fitues i Nobelit dhe ish sekretari amerikan i energjisë. “Nëse lihet në pajisjet e veta, kjo sëmundje do të përhapet në të gjithë popullatën,” kujton ai paralajmërimin e profesorit Shaman.

Pas kësaj, doktor Chu filloi të këmbëngulë që kolegët e shëndetshëm në laboratorin e tij të Universitetit Stanford mbajnë maska. Mjekët në Kembrixh, Angli, arritën në përfundimin se transmetimi asimptomatik ishte një burim i madh i infeksionit dhe këshilluan punonjësit e shëndetit vendas dhe pacientët që të mbanin maska, shumë përpara se qeveria britanike të pranonte rrezikun e përhapësve të heshtur.

Autoritetet amerikane, përballë mungesës, dekurajuan në mënyrë aktive publikun nga blerja e maska. “Seriozisht njerëz – Ndaloni blerjen e masave!” Kirurgu i Përgjithshëm Jerome M. Adams shkroi në Twitter në 29 shkurt.

Deri nw fillim tw marsit, pwrderisa O.B.SH. vazhdonte qw tw deklaronte se transmetimi pa simptoma ishte i rrallë, shkenca po zhvillohej nw njw drejtim tjetwr.

Studiuesit në Hong Kong vlerësuan se 44 përqind e transmetimit Covid-19 ndodhi para se të fillonin simptomat, një vlerësim që ishte në përputhje me një studim britanik që e vendosi atë numër deri në 50 përqind.

Studimi i Hong Kongut arriti në përfundimin se njerëzit u infektuan rreth dy ditë para shfaqjes së sëmundjes së tyre. Deri në kohën kur pacientët ndjenin dhimbje koke të parë ose gërvishtje në fyt, ata mund të kishin përhapur sëmundjen për ditë të tëra.

Në Belgjikë, mjekët e panë kwtw matematikë në veprim, gjersa Covid-19 u depwrtoi nëpër shtëpi pleqsh, duke vrarë afro 5000 njerëz.

“Ne menduam se duke monitoruar simptomat dhe duke u kërkuar njerëzve të sëmurë të qëndrojnë në shtëpi, ne do të ishim në gjendje të menaxhojmë përhapjen,” tha Steven Van Gucht, kreu i komitetit shkencor Covid-19 të Belgjikës. “Ai erdhi me njerëz qw nuk kishin ndonjë simptomë.”

Më shumë se 700 njerëz në bordin e Diamond Princess u sëmurën. Katërmbëdhjetë vdiqwn. Studiuesit vlerësojnë se shumica e infeksionit ka ndodhur herët.

Shkencëtarët e qeverisë në Britani nw fund tw Prillit erdhwn nw pwrfundtim se 5 deri në 6 përqind të punonjësve të kujdesit shëndetësor pa simptoma ishin të infektuar dhe mund të kishin qenë duke përhapur virusin.

Në Mynih, Dr Hoelscher e ka pyetur veten shumë herë nëse gjërat do të ishin ndryshe nëse udhëheqësit botërorë do ta kishin marrë seriozisht çështjen më herët. Ai e krahasoi reagimin e tyre me një lepur që pengohej me një gjarpër helmues.

“Ne po vëzhgonim atë gjarpër dhe disi ishim paralizuar,” tha ai.

Pranimi. Ose jo.

Ndërsa hulumtimi u pwrfundua në mars, zyrtarët evropianë të shëndetësisë ishin të bindur.

“Në rregull, kjo është me të vërtetë një çështje e madhe,” kujtoi Dr. Baka duke menduar. “Ai luan një rol të madh në transmetim.”

Në fund të muajit, Qendra e Sh.B.A-së për Kontrollin e Sëmundjeve njoftuan se po rishikonte politikën e saj për maska. Ajo arriti në përfundimin se deri në 25 përqind të pacientëve mund të mos kenë simptoma.

Që atëherë, C.D.C, qeveritë në të gjithë botën dhe, më në fund, Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë rekomanduar që njerëzit të vendosin maska në publik.

Akoma, O.B.SH. po dërgon sinjale konfuze. Në fillim të këtij muaji, Dr. Van Kerkhove, udhëheqësi teknik, përsëriti se transmetimi nga pacientët asimptomatikë ishte “shumë i rrallë”. Pas një zhurmë nga mjekët, agjensia tha se kishte një keqkuptim.

“Në të gjitha ndershmërinë, ne nuk kemi ende një pasqyrë të qartë për këtë,” tha Dr. Van Kerkhove. Ajo tha se ishte referuar në disa studime që tregojnë transmetim të kufizuar nga pacientë asimptomatikë.

Reklamat e fundit në internet e hutuan çështjen edhe më shumë. Një kërkim në Google në mes të qershorit për studime mbi transmetimin asimptomatik rikthei njw reklamw nga O.B.SH. tw titulluar: “Njerëzit pa Simptoma – Koronavirus rrallë i përhapur”.

Megjithatë, duke klikuar në link, ofroi një pamje shumë më të nuancuar: «Disa raporte tregojnë se njerëzit pa simptoma mund të transmetojnë virusin. Ende nuk dihet se sa shpesh ndodh “.

Pasi The Times pyeti për ato mospërputhje, organizata hoqi reklamat.

Dr. Böhmer, mjeku i qeverisë bavareze, publikoi një studim në The Lancet muajin e kaluar që mbështetej në intervista të gjera dhe informacion gjenetik për të gjurmuar në mënyrë metodike çdo rast në grup.

Në muajt pasi Dr Rothe pati pacientin e saj të parë, 16 persona të infektuar u identifikuan dhe u kapën herët. Të gjithë mbijetuan. Testimi agresiv dhe gjurmimi i përsosur i kontaktit ndali përhapjen.

Studimi i Dr. Böhmer zbuloi një transmetim “thelbësor” nga njerëz pa simptoma ose simptoma jashtëzakonisht të buta, jospecifike.

Dr Rothe dhe kolegët e saj morën një fusnotë.

Përktheu- Suada Qorraj