Plantacion kanabisi i zbuluar nga Europol

Shqiptarët ndërtojnë plantacione droge në Europë

Europol ka arrestuar 64 anëtarë të krimit të organizuar shqiptar, në një operacion në katër shtetet gjatë të cilit u sekuestruan dhe 15 plantacione kanabisi.
Me mbështetjen e agjencisë ligjzbatuese të BE-së Europol, 64 anëtarë të krimit të organizuar shqipfolës u arrestuan në Hollandë, Belgjikë, Francë dhe Itali në gjatë datave 3-5 prill.

“Të dyshuarit besohet se janë përfshirë në prodhimin dhe tregtimin e paligjshëm të drogës, me lidhje në trafikimin e qenieve njerëzore, prostitucionin dhe pastrimin e parave,” tha Europol nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Operacioni ndjek hetime të thelluara ndaj organizatës kriminale në Hollandë, Belgjikë, Mbretëri e Bashkuar, Francë dhe Itali,” shtoi Europol.

Sipas Europol të dyshuarit besohet se kontrollin një duzinë plantacionesh kanabis të ndërtuara në shtëpi ose ndërtesa komerciale në Beligjikë dhe Francën e Veriut.

55 anëtarë të organizatës kriminale, përfshirë krerët e saj u arrestuan në Belgjikë, 7 në Hollandë, dhe 2 në Francë.

Si pjesë operacionit janë bastisur 39 adresa në Europë, duke zbuluar 15 plantacione kanabisi me 8255 rrënjë, 100 mijë euro dhe 4 makina luksoze.

“Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet shqetësim për vendet anembanë Evropës, një kërcënim që Europol e merr shumë seriozisht,” tha agjencia ligjzbatuese europiane.

“Në mars, ekspertë të krimit të organizuar shqipfolës u mblodhën në selinë qendrore të Europolit në Hagë , për të diskutuar mënyrat se si mund të ndërhyet kundër klaneve të dhunshme mafioze shqiptare,” përfundoi Europol.