Image copyright Reuters

Shpërthim afër Ambasadës amerikane

Një shpërthim ka ndodhur jashtë ambasadës amerikane në Pekin. Disa dëshmitarë kanë rrëfyer për Reuters se kanë dëgjuar shpërthimin dhe pamjet me tym kanë pushtuar mediat.

Qeveria kineze ende nuk e ka konfirmuar incidentin, ndërsa shkaqet e shpërthimit ende nuk janë të qarta.

Ambasada amerikane është e vendosur në distruktin Chaoyang dhe afër saj janë edhe ambasadat e Izraelit dhe Koresë së Jugut.