Shkodran Hoti Dorëhiqet nga VV
Ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në Vetëvendosje edhe zëdhënësi për media, Shkodran Hoti.
Përmes një letre të gjatë ai ka rrëfyer rrugëtimin e tij në këtë subjekt politik qysh prej moshës 16 vjeçare. Ai ka treguar edhe se si kanë filluar përçarjet në Vetëvendosje, dhe se si sipas tij është quajtur si një nga njerëzit e Dardan Molliqajt.
Në postimin e tij në Facebook, Hoti ka përmendur mosmarrëveshjet mes Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt, të cilat sipas tij kanë filluar nga tetori i vitit 2016. Shkodran Hoti ka cekur një varg arsyesh pse ka dhënë dorëheqje nga pozita e deritashme.
“Ka kohë që e kam bindur veten se nuk kam vend aty ku zënë vend e ulen këmbëkryq servilët, naivët dhe dogmatikët. Ndaj, me këtë letër jap dorëheqjen time nga Zyra për Media dhe Komunikim në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, e po ashtu këtu i jap fund edhe angazhimit tim në këtë organizatë politike.”, ka shkruar ndër tjerash Hoti.
Sipas tij, Kurti nuk ka bërë ndonjë koment ndaj gjuhës e cila përdorjej në rrjetet sociale nga pjesëtarët e Vetëvendosjes. “Unë jam i sigurt se një lutje e zotit Kurti për aktivistët do të mjaftonte për t’i dhënë fund ‘masakrës virtuale’ që bënte “ushtria virtuale e tij” në Facebook. Por, në vend të kësaj, z. Kurti vendosi të jepte deklarata si ajo “Më shani mua, por mos ma shani Shqipërinë”, të stilit të Leonora Jakupit, kur këndonte “Mos ma prek ti sh… Drenicën”., ka shkruar Shkodran Hoti.
Kujtojmë se edhe anëtarë të tjerë kanë dhënë dorëhqeje nga poztiat e tyre në Vetëvendosje para dhe pas daljes në pah të problemve të tyre të brendshme, si Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Frashër Demaj, Shqipe Pantina e të tjerë.