Shkatërrohet rrjeti i hajnave të Tiranës

Policia e Tiranës ka arritur të arrestoi një grup prej tre personash të dyshuar për vjedhje.

Raporti i policisë flet se tre shtetasit me dhunë kishin grabitur një shumë parashë nga një qytetar i Tiranës.

“Pas një pune intesive hetimore (krahas shtetasit E. F., 35 vjeç të kapur dhe të arrestuar që në momentin e vjedhjes falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së Policisë Rrugore) në kuadër të operacionit policor të koduar “VALUTA”, u arrestuan dhe tre bashkëpunëtorët e tjerë, shtetasit:E. B., 37 vjeç, B. H., 27 vjeç, Xh. D., 23 vjeç” thuhet në njoftim.

Njoftimi sqaron se këta shtetas janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 07 janar 2019, në rrugën “Mine Peza”, ku dy persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetasit B. Sh., (roje pranë një pike këmbimi valutor).

Policia ka njoftuar se në cilësinë e provave janë konfisuar një motorr skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; doreza dhe veshje të përdorura nga autorët; tre aparate celular dhe automjet.