Shfaqja ‘Andërr’ premiera e radhës në BKK

Baleti Kombëtar i Kosovës është gati të nxjerrë edhe një koreograf baleti nga trupa e këtij institucioni. Pas Teuta Krasniqit dhe  Sinan Kajtazit, është balerinin i trupës së BKK-së, Kreshnik Musolli  që ka marrë përgjegjësinë për përgatitjen e libretos dhe koreografinë për premierën  e radhës së këtij institucioni.

Këtë muaj, më 14 shkurt 2019,  Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqë premierën e shfaqjes “Andërr” me libreto dhe koreografi të Kreshnik Musollit, balerinë në trupën e baletit të këtij institucion.

Shfaqja është një gërshetimi i disa stileve të baletit, si klasik, modern e hip-hopit, ndërsa gjithçka sillet rreth të kuptuarit të kohës, ajo që të jep një mundësi, por pa mundësi për një rast të dytë.

Ngjarja në shfaqje ndodh në një lagje, ku dëgjohet muzika hip-hop, brenda një komunitet që jeton me mungesë të shumë nevoja, por që  ëndrrat nuk ua zbeh asnjëherë synimin.

Balerin Kreshnik Musolli ka thënë për Kallxo.com se shfaqja “Andërr” ka si temë Kohën në kuptimin që askush nuk mund ta ndalë, ta kontrollojë ose ta kthejë.

Kuptimi i titullit andërr, sipas tij, lidhet me lakminë e njeriut për gjëra materiale, për pushtet, autoritet e gjëra të tjera; e në fakt nuk i vlerëson të mirat e tjera që mund t’i ketë në jetë si familja, dashuria, shoqëria e vërtetë etj.

“Kur ndodh diçka e keqe në realitet, ne themi: “pse nuk ishte ëndërr, por e vërtetë”. Dhe e kundërta: kur shohim diçka shumë te bukur në endërr, nuk dëshirojmë të zgjohemi sepse realiteti nuk na pëlqen; pra në disa raste do të donim të jetojmë në endërra”, ka thënë Musolli për Kallxo.com.