Shënohet Dita Ndërkombëtare e Ecjes së Lirë në Natyrë

 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me MASHT dhe OJQ-të mjedisore dhe bashkë me fëmijët e Shkollës së Gjelbër në Prishtinë organizuan ecje të lirë në Parkun e Gërmisë.

Kjo ditë konsiderohet shumë e rëndësishme për vetëdijesimin e ruajtjes së ambientit dhe promovimin e shëndetit.

Leutrim Sahiti, zëdhënës i MMPH-së tha se ky aktivitet ka për qëllim vetëdijesimin  e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit.

“Ne si ministri vazhdimisht jemi duke realizu aktivitete vetëdijësuese, dhe këto aktivitete duhet të vazhdojnë, sepse krahas aktiviteteve që ne po i zhvillojmë si ministri jetike mbetet ngritja e vetëdijes qytetare”, tha Sahiti.

Ai i inkurajoi sidomos banorët e Prishtinës që ta shfrytëzojnë parkun e Gërmisë sa më shumë sidomos duke pasur parasysh nivelin e ndotjes së ajrit.

Ndërsa Samir Behrami nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës foli për mjedisin dhe i dha fokus të veçantë mbrojtjes së Parkut të Gërmisë.