Shënohet Dita e Flamurit, 28 Nëntori 

Pak aktivitete kulturore janë organizuar gjatë ditës së sotme për shënimin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit. 

Për shkak të masave ndaj COVID-19 këtë vit pati aktivitete të reduktuara për shënimin e Ditës së Flamurit.

Festimet për këtë festë kanë nisur me homazhe për ndër të heronjve të kombit, për të vazhduar më pas me aktivitete kulturore.  

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka interpretuar disa këngë para objektit të Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, ndërsa Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, ”Shota” ka hapur një ekspozitë me fotografi të veshjeve kombëtare, po para objekti të ministrisë. 

Anëtarët e ansamblit “Shota” kanë  performuar para MKRS-së valle nga repertori i ansambli dhe më pas janë takuar me ministren Vlora Dumoshi dhe kryeministrinë Abdullah Hoti. 

Në orët e pas ditës, në Muzeut Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita “Rrëfim biografik” kushtuar Anton Çettës. 

Foto: ZKK

Në hapej të kësaj ekspozite ka marrë pjesë edhe kryeministri Abdullah Hoti, i cili ndër të tjerash ka pohuar se  hapja e kësaj ekspozite tregon historinë e zhvillimit të ngjarjeve me rëndësi për popullin shqiptar. 

“Është me interes të përgjithshme por edhe për gjeneratat e ardhshme që gjithë kjo trashëgimi kulturore edhe historike, të ruhet dhe të promovohet”, ka thënë Hoti, pas hapjes së ekspozitës.  

Aktivitete për shënimin e 28 Nëntori, Festës së Flamurit janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Kosovës. 

Në Prizren, përveç inaugurimit të shtatores së Skënderbeut, janë hapur edhe dy ekspozita arti, një në Kino Lumbardhi dhe në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës.  

Ndërkaq, në Qendrën Tregtare, “Abi Çarshia” është inauguruar shtatorja e Adem Jasharit. 

Aktivitetet për shënimin e Ditës  Flamurit kanë nisuri  ditë  parëEkspozita pamore e koncerte janë mbajtur për nderë të kësaj feste. 

Për shkak të situatës me Coronavirus dhe masave të marra dhe kufizimeve kohore, organizimi i aktiviteteve për këtë 28 Nëntor ka kaluar me kufizime të mëdha. 

Foto: ZKK