Shënohen mbi 60 mijë vdekje nga COVID-19 në Mbretërinë e  Bashkuar

Numri i vdekjeve të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar që nga përhapja e COVID-19 ka tejkaluar shifrën 60 mijë, shifër që konsiderohet e tepërt, dhe  e cila e rendit Britaninë si një nga vendet më të goditura në Evropë, shkruan The Guardian.

Zyra për Statistika Kombëtare njoftoi të martën se kishte pasur 53 mijë e 960 vdekje në Angli dhe Uells që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, deri në 15 maj, shkruan The Guardian.

Deri  ka pasur 27 mijë e 230 raste të vdekjeve në Angli dhe Uells nga shkaktarë të ndryshëm, 38% që kalon mestaren e pesë vjetëve të fundit. Kjo shifër ka qenë e ulët  për 80.6% në javën e kaluar, duke treguar një rënie të vdekjeve.

4,210 vdekje përfshijnë rastet me COVID-19 të regjistruara në javën e dytë të majit si java e dytë me më pak raste që nga 3 prilli.

Skocia regjistroi 4,434 vdekje midis 23 marsit dhe 17 majit, dhe Irlanda Veriore regjistroi 834 vdekje në mes 21 marsit dhe 15 majit, duke u përgjithësuar totalin në 59 mijë e 228 raste në  Mbretërinë e Bashkuar deri me 17 maj.

Numri i përgjithshëm i të gjitha vdekjeve të regjistruara në Angli dhe Uells këtë vit kaloi mesataren e pesë viteve të fundit.

Detajet e publikuara nga një studimi i ONS mbi ndikimin shoqëror të coronavirusit zbulojnë se pothuajse një e treta e njerëzve në Britani jeton me dikë që u izolua për shkak të pandemisë në prill.

I njëjti studim zbuloi se njerëzit në Londër kishin ndërgjegjësimin më të ulët për udhëzimet e qeverisë për “qëndrimin në shtëpi” në prill, ndërsa vetëdija ishte më e larta në West Midlands.

Sëmundja u përmend në certifikatat e vdekjes së 42 mijë e 173 personave në Angli dhe Uells deri më 15 maj, tregojnë të dhënat e ONS.

Gjetje të tjera nga sondazhi mbi ndikimin shoqëror zbuluan se 80% e të rriturve ishin të shqetësuar për efektin që pandemia kishte në jetën e tyre. Njerëzit në veri-lindje, që përfshin Qarkun Durham, ndjeheshin më të shqetësuar se rajonet tjera.

Njerëzit e moshës 16 deri në 34 vjeç ishin më pak të shqetësuar se grupmoshat më të vjetra.

Përgatiti- Antigona Isufi