Shaip Havolli, Drejtori Ri i Agjencisë Kundër Korrupsion

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur para pak çastesh Shaip Havollin drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

Shaip Havolli është zgjedhur drejtor i AKK-së me 47 vota të deputetëve.

Në votim kanë marrë pjesë 85 deputetë, 7 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.

Ndërsa, kundërkadidati i Havollit, Burim Sadiku, ka marrë 31 vota.

Mandati i kryetarit të Agjencisë Kundër Korrupsion është 5-vjeçar.