Selmanaj kërkon të mos zgjatet debati në Kuvend

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, tha se sot pritet që të mbahet interpelanca dhe raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti. Ai tha se pika e parë e seancës, është diskutuar gjatë dhe nesër sipas tij kryeministri udhëton.

“Është pika e parë e rendit të ditës që e kemi diskutu kaq gjatë, nëse e keni mirëkuptimin e qeverisë ne sot i kemi dy tema të rendëndësishme, e kemi interpelancën dhe raportimin për vizitën në SHBA. Për qeverinë kjo është shumë e rëndësishme sepse edhe po mos të na ftonit ju ne e kemi pas plan me ardh me kërku debat për këtë cështje. Nëse sot nuk e përfundojmë atë debat nesër në mëngjes kryeministri udhëton”, tha ai.

Ai ka kërku mirëkuptim që ta vendosin në votim këtë pikë dhe kjo cështje të mbyllet.

Selmanaj kishte edhe një replikë për Vjosa Osmanin duke thënë se i kanë dy të drejta të kërkoni nga qeveria draftimin e një ligji ose ta drafton vetë dhe është shprehur i hapurr në bashkëpunim.

“Nëse e sillni për mendim projektligjëet që ju i përmendet do ta merrni mendimin e qeverisë kaq”, tha ai.

E kryetarja Osmani tha se prej 25 mars deri me 3 qershor i kanë bllokuar.

“Nuk po ju besoj veshve se cka dëgjova, do me thënë zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës tha sillni për opinion në qeveri. Zoti zvkryeministër ka kohë që i kemi sjell në qeveri për opinion tri nisma legjislative. Prej 25 mars deri me 3 qershor I keni blloku ju që po thoni është i njejti popull”, tha ajo.

“Kjo është dezinformatë e rëndë për qytetarin sepse ka muaj të tërë që kuvendi I ka inicu dhe I ka dërgu për opinion”, tha ajo.

E Selmanaj shtoi se me 25 mars ju kan dërgu një qeverie tjetër.

“Pat akuza që kan mbet në sirtar. Unë po them në afatin kushtetues do ta keni përgjigjen”, tha Selmanaj.