Sekretari i pezulluar i MTI-së: Vendimi për pezullimin tim i paligjshëm

Burim Rreci, sekretar i përgjithshëm në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë ka dërguar në KALLXO.com një reagim në lidhje me kthimin e tij në vendin e tij të punës si sekretar i MTI-së.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Veseli Krasniqi më 9 shtator e ka pezulluar nga puna sekretarin e MTI-së, Burim Rrecin.

Në arsyetimin e marrjes së vendimit thuhet se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e sekretarit.

Në reagimin e Rracit thuhet se Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit ka aprovuar masën e pezullimit të vendimit të pa ligjeshëm të ministrit të MTI-së, Vesel Krasniq.

“Mua Burim Rracit më është dhënë e drejta gjyqësore që të ushtroj mandatin tim në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm”, thuhet në reagimin e Rracit.

Ai tutje ka bërë të ditur se përmes avokatit ka ndjekur rrugët ligjore dhe gjyqësore sipas ligjit në fuqi, dhe ka njoftuar ministrinë se do të fillojë punën komfor vendimit të gjykatës.

“Deri më sot ministria e as kabienti i ministrit nuk më kanë njoftuar se do të zbatojnë këtë vendim, përkundrazi ka indikacione se nuk do të zbatohet vendimi i ekzekutueshëm i Gjykatës së Apelit.

“Gjithashtu ka zëra se janë në përgaditje të nxjerrjes së ndonjë vendimi të ri për pezullim të ngjashëm me qëllim të uzurpimit të pozites së Sekretarit nga ana e ministrit Vesel Krasniqi”, thuhet në reagimin e Rracit.

Rraci tutje ka bërë të ditur se për nxjerrjen e këtij vendimi të kundërligjshëm të vërtetuar nga Gjykata me rastin e pezullimit të tij ka inicuar kallzim penal tek organet e drejtësisë.

“Ju njoftoj se të hënën me 23 nëntor 2020, në orar të rregullt do të paraqitem në punë dhe se kushdo që do të më pengoj në ushtrimin e detyrave të mia do të mbroj vendimin e Gjykatës dhe të drejtën time të garantuar me vendim të Gjykatës”, ka shkruar Rraci.

Sipas Rraci, Gjykata ka anuluar me këtë vendim efektet juridike të vendimit të ministrit, dhe sipas tij askush nuk është mbi gjykatën dhe askush nuk ka të drejta private as pronësore mbi institucionet e Republikës së Kosovës.

Në kërkesën për zbatimin e vendimit të Gjyaktës, dërguar Ministrit Vesel Krasniqi, thuhet Rracit i është mohuar e drejta e ushtrimit të detyrës.

“”Me vendimin e datës 09.09.2020 të nxjerrë nga ana juaj, edhe përkunder faktit se është nxjerrë pa asnjë bazë Iigjore, mua më është mohuar e drejta themelore e garantuar me dispozitat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës, dhe që nga data 09.09.2020, më është mohuar ushtrimi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, thuhet në kërkesë.
Tutje në kërkesë thuhet gjyata ka nxjerrë aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Burim Rrecit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, me datë 09.10.2020 ka nxjerrë aktvendim, dhe ka aprovuar si plotësisht të bazuar kërkesën e paditësit Burim Rreci, dhe ka vendosur që të “shtyhet ekzekutimi i vendimit të të paditurës Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, të datës 09.09.2020 deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkesëpadinë e paditësit. Gjykata Themelore me aktvendim ka konstatuar se “Gjykata duke vlerësuar kërkesën e paditësit gjenë se paditësi nga provat që i’a ka bashkëngjitur padisë, e ka bërë të besueshme kërkesën e tij për ekzekutimin e vendimit të gofitur me padi do t’i sjellë dëm, i cili vështirë do të riparohet dhe se shtyrja e ekzekutimi të vendimit nuk është në kundërtim me interesin publik”, thuhet në kërkesë.

KALLXO.com kishte raportuar për pezullimin e Rracit.

Burim Rreci ishte emëruar sekretar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë gjatë qeverisë Haradinaj.

Rreci ishte zgjedhur në postin e sekretarit të Përgjithshëm nga qeveria Haradinaj përkundër faktit që ekspertet Britanik të BDO-së kishin vlerësuar se ai nuk i plotëson kushtet të emërohet sekretarë i përgjithshëm.

Rreci ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit në vitin 2018 nga ish ministri Bajram Hasani, mirëpo Rreci ishte rikthyer shpejt në postin e sekretarit nga ushtruesja e ministres së MTI-së në atë kohë, Arbreshë Krasniqi. Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe një grup i organizatave jo-qeveritare.

Qeveria zëvendëson sekretarin e pezulluar të MTI-së në komisionin për zgjedhjen e bordit të KPMM-së