Seanca e Kuvendit në pauzë për një orë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës shkon në pauzë deri në ora 15:30.

Në Kuvendin e Kosovës, në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme po diskutohet si pikë e rendit të ditës, programi qeverisës 4 vjeçar i Qeverisë Kurti.

Seanca ka filluar nga ora 11:20, ndërsa gjatë seancës shumë deputet opozitar kanë kritikuar planin qeverisës të prezantuar nga kryeministri Kurti.