SBASHK-u del me një kusht të ri për zëvendësimin e orëve të humbura në grevë

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka thënë se do të kërkonin nga mësimdhënësit zëvendësimin e orëve nëse deputetët amandamentojnë koeficientët e pagave të një niveli të mësimdhënësve.

“Nëse MASHT dhe deputetët në një seancë të parlamentit ndryshojnë koeficientët për mësimdhënësit e ciklit klasor dhe e barazojnë me ato të mësimdhënësve të ciklit lëndor, atëherë për hir të kolegëve të ciklit klasor do të apelojmë te mësimdhënësit e Kosovës që të zëvendësojnë  mësimin për një javë në fund të vitit mësimor”, thanë ata në njoftim.

SBAShK-u ka paditur Ministrinë e Arsimit lidhur me vendimin e kësaj të fundit që të zëvendësohen orët e mësimit të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve në janar.

MAShT kishte vendosur që këto orë të zëvendësoheshin një pjesë me të shtune, një pjesë me pushimin pranveror dhe një pjesë në fund të vitit shkollor.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar sindikalistët dhe deri më tani në masë të madhe nuk është respektuar vendimi i ministrisë.

Kjo situatë solli edhe  një Seancë të Jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës lidhur me zëvendësimin e orëve.

Gjykata kishte hedhur poshtë kërkesën e SBAShK-ut për pezullimin e vendimit deri në përfundim të procesit gjyqësor për padinë e lartpërmendur.

Ndërsa ende nuk ka epilog për padinë, SBAShK thotë se presin vendimin përfundimtar të gjykatës.

Përveq kësaj, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në takimin e sotëm në ministri,  paraqiti edhe një mundësi para Ministrit Bytyqi që kjo gjendje të zhbllokohet  nëse Ministri Bytyqi bashkërisht me deputetët e partisë Nisma Socialdemokrate dhe deputetët e partive tjera të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme me qëllim të përmirësimit të koeficientit për mësimdhënësit e ciklit fillor 1 deri 5 në Ligjin e pagave.

Kjo me qëllim që e të barazohet me koeficientin e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët 6 deri 9 pasi Ligji i pagave është në fuqi dhe ka dalë në Gazetën zyrtare, ndërsa zbatimi i tij fillon në fund vit dhe në këtë rast SBAShK do të merr për obligim të bisedoj me mësimdhënësit që në fund vitin shkollor 2018/2019 të zëvendësojnë një javë në shenjë të vullnetit të mirë  për  mësimdhënësit e ciklit fillor 1-5.

https://kallxo.com/masht-sbashk-ut-vendimi-per-kompensimin-e-oreve-nuk-terhiqet/