Sami Lushtaku. Foto: Arkiv (Kallxo.com)

Sami Lushtaku Kthehet në QKUK

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Me urdhër të gjykatës Sami Lushtaku është hospitalizuar në Qendën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore,” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Lushtaku që po vuan dënimin për kryerjen e një vrasjeje gjatë kohës së luftës hyri në grevë urie me pretendimin se nuk po ka përkujdesje shëndetësore në Burgun e Dyzit.

Lushtaku qëndroi për disa orë në QKUK edhe të mërkurën që shkoi.

http://kallxo.com/sami-lushtaku-ne-qkuk/

Derisa po gjykohej si pjesë e “Grupit Drenica” Lushtaku në shtator të vitit të kaluar u arratis nga QKUK-ja ku kishte ardhur për trajtim. Ai u arrestua pastaj për shkelje të rregullave të burgimit.

Edhe në maj të vitit 2014, Lushtaku bashkë me të akuzuarit Ismet Haxha e Sahit Jashari nga QKUK-ja refuzuan të transferoheshin në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës me arsyetimin se aty nuk ndiheshin të sigurt.

http://kallxo.com/heshtje-rreth-arratisjes-se-pare-te-sami-lushtakut/