Rruga Vushtrri – Mitrovicë e papastruar, vështirësohet qarkullimi (VIDEO)

Një qytetar ka dërguar video në adresë të KALLXO.com, ku shihet që rruga Vushtrri – Mitrovicë është tërë borë, çka po e vështirëson qarkullimin e automjeteve.

Në videot e dërguara nga qytetari shihet se pothuajse të gjitha automjetet lëvizin edhe me sinjalizuesit e ndezur.

Pamjet tregojnë se në këto momente zona është përfshirë nga një mot me borë dhe me erëra të forta.

Reshjet e shumta të borës që kanë filluar natën e mbrëmshme kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët magjistrale.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se një shirit i autostradës ‘Ibrahim Rugova’ në drejtim të Shqipërisë, është mbyllur për qarkullim, si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!