Foto: REL/Reuters

Rritet numri i të shëruarve, 22 brenda ditës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot gjatë ditës janë testuar gjithsej 270 mostra për COVID-19.

Nga këto mostra të testuara 23 persona kanë rezultuar pozitiv.

Ndërsa disa ditë pasi që numri i të shëruarve kishte rënë ndjeshëm, sot ka pasur rritje të të shëruarve.

Sot janë shëruar edhe 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 713 raste.

Cilat janë komunat ku u shfaqën 23 rastet e reja me COVID-19

Që nga data 13 mars kur në Kosovë janë konfirmuar rastet e para me COVID-19 deri më sot janë konfirmuar në total 978 raste pozitive. Nga ky numër janë shëruar 713 pacientë dhe janë shënuar 29 viktima.