Rrëzohet helikopteri, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 15 të tjerë

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë edhe ministrin e punëve të Brendshme të Ukrainës, kur një helikopter u rrëzua pranë një çerdhe fëmijësh në kryeqytetin ukrainas, Kiev, raporton BBC.

Dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe 10 të tjerë aktualisht janë të hospitalizuar.

Ministri i brendshëm, Denys Monastyrsky, ishte bashkë me tetë persona të tjerë në helikopter.

Zyrtarët ukrainas thonë se zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit vdiqën gjithashtu nga ky aksident.

Raportet fillestare thonë se helikopteri e ka goditur çerdhen e fëmijëve përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.

Në total, 22 persona janë dërguar në spital, përfshirë edhe 10 fëmijë, raporton./BBC.