Lirohet një Korsi e Rrugës Prishtinë- Shkup

13:36

Në një njoftim të fundit, Ministria e Infrastrukturës thotë se është liruar për qarkullim njëra korsi e rrugës Prishtinë- Shkup pas rrëshqitjes së gurëve gjatë paradites së sotme.

“Me përkujdesje të kompanisë së mirëmbajtjes që i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja, është liruar për qarkullim njëra korsi e kësaj rruge”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

13:07

Rrëshqitja e Gurëve Mbyll Rrugën Prishtinë- Shkup

Rruga nacionale Prishtinë- Shkup është mbyllur sërish për si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në dalje të Kaçanikut.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se rruga është mbyllur në Grykë të Kaçanikut, te muri mbrojtës, aty ku edhe javën e kaluar ishin shfaqur probleme të njëjta.

Sipas ministrisë, kompania e mirëmbajtjes i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja, ndërsa nuk është thënë se kur mund të bëhet lirimi i rrugës për qarkullim të automjeteve.

rruga1 rruga2