Rrahje për parking në Gjilan

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur në Gjilan.

Dyshimet e para janë se të njëjtit janë përleshur mes vete për shkak të parkingut.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Rajonit të Gjilanit në lidhje me rastin.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për KALLXO.com se si pasojë e rrahjes dy persona janë shoqëruar në polici.

“Po mund të ju konfirmoj se ka ndodhur një rrahje gjatë ditës së sotme në Gjilan, problemi ka qenë te një parking. Dy persona janë shoqëruar në polici”, ka thënë Hashani për KALLXO.com.