Rozafa Çelaj nominohet si aktorja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar në Spanjë

Rozafa Çelaj është nominuar në kategorinë për aktoren më të mirë për filmin “Shpia e Agës” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Imagine India në Madrid, njofton aktorja.

Ajo ishte aktorja kryesore në filmin “Gardhi”, ku u shpërblye për filmin më të mirë të shkurtër nën 15 minuta ’në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Palm Springs në vitin  2018.

Ajo u nominua për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Bruksel.

Çelaj luajti në filmin artistik “Shtëpia e Agës” e cila u dha premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në vitin 2019.

Ajo u shpërblye si aktorja më e mirë në rolin e saj në “Shpia e Agës” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tetova ODA 2019, Festivalin e Filmit Bosphorus, Festivalin e Filmit Cottbus dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Gratë Aswan.

Filmi “Shpia e Agës”, i regjisores Lendita Zeqiraj, për herë të katërt është bërë pjesë e  festivalit të filmit në Spanjë.

Në edicionin e 19-të Imagine India në Madrid  ky film garon për tri çmime: aktoren, muzikën dhe regjinë më të mirë.