Rezultatet e pjesës së parë në ndeshjet Drita- Flamurtari, Vushtrria- Trepça ’89 (Foto)

Është mbyllur 45 minutëshi i parë në dy ndeshjet e xhiros së dytë Drita- Flamurtari dhe Vushtrria – Trepça ’89, që po zhvillohen në kuadër të Superligës.

Drita është duke udhëhequr me rezultat 1-0, falë golit të Betim Haxhimusës në minutën e 4’.

Ndërsa 45 minutëshi i parë ndërmjet Vushtrrisë dhe Trepçës ’89 ka përfunduar me rezultat 1-1.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 17’ me Ardian Mujan.

Ndërsa Vushtrria arriti që ta barazoj rezultatin në minutën e 30’ me Jasmin Raboshtan.

 

 

Drita- Flamurtari, shënohet goli i parë (Foto)