Protesta e studentëve | Foto: KALLXO.com

Rektori i Quan të Pabaza Protestat e Studentëve

Sot te Rektorati i Universitetit të Prishtinës disa studentë me protestë kërkuan dorëheqjen e Rektorit Marjan Dema.

Protestuesit me vete kishin parullat në të cilat konstatonin se universitetit nuk i duhet rektor i korruptuar, ndërsa kishin shkruar edhe “Dorëheqja nuk Mjafton”.

Gjithashtu, protestuesit kishin renditur edhe ato që i quanin skandale.

Pas ardhjes te rektorati këta studentë-protestues kërkuan të takohen me rektorin Marjan Dema.

Prorektorja Teuta Krasniqi i ftoi ata të takohen me rektorin brenda Rektoratit, por protestuesit nuk pranuan , duke kërkuar që rektori të dalë jashtë për të folur me ta.

Kur doli të flasë me protestuesit, rektori Marjan Dema protesta i konsideroi të pabaza.

“Këto janë protesta te pabaza unë nuk mund të jap përgjegjësi për gjëra që kanë ndodhur gjatë kohës kur un nuk kam qenë rektor. Ju ftoj qe të bisedojmë brenda dhe kërkesat tuaja të mi adresoni me shkrim dhe do t’i marrim parasysh”, tha rektori Dema.

Por protestuesit nuk pranuan hyrjen brenda, ndërsa edhe e mbyllën paqësisht protestën.