Rekrutuesi i Dyshuar për Terrorizëm Mbetet në Paraburgim

Ai dyshohet nga prokuroria se ka kryer veprën penale rekrutim për terrorizëm.

Në komunikatën e Gjykatës së Apelit thuhet se një kolegj i saj prej 3 gjyqtarësh refuzoi ankesën e mbrojtjes ndaj paraburgimit për M. A.

Paraburgimi këtij personi i ishte caktuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt më 28 dhjetor 2015.

Apeli dha edhe arsyet e këtij refuzimi.

“Edhe me tutje ekzistojnë rrethana, të cilat me të drejtë justifikojnë frikën, se me gjetjen e tij në liri, do të mund të ikte apo arratisej, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale,” thuhet në komunikatë.