Rekord: Temperaturat në Shqipëri do arrijë deri në 42 gradë

Sipas meteorologëve, Shqipëria vijon të jetë në kthjellime në zonën e ulët dhe bregdetare.

Por gjatë orëve të mbrëmjes në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat nga 21 gradë deri në 42 gradë Celsius.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë. Lindja e kontinentit do të paraqitet me vranësira të shumta dhe reshje shiu. Ndërsa pjesa tjetër kontinenti evropian do te mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në Evropën jugore.