Qeveria Kurti II

Raporti 100 ditësh i qeverisë Kurti (DOKUMENT)

Qeveria e Kosovës e ka publikuar raportin e punës 100 ditës.

Në raportin 54 faqesh, janë treguar vendimet të cilat ministrat e qeverisë Kurti 2 i kanë marrë që dita kur edhe janë zgjedhur në këto pozita.

Raportin 100 ditor, qeveria Kurti 2 e ka titulluar ‘100 ditë kthesë drejtë zhvillimit’.

Shumica nga këto pika të raportit janë bërë publike edhe në mbledhjen e kaluar të kabinetit qeveritar në të cilën të gjithë ministrat raportuan për punët e kryera.

Qeveria Kurti 2 është votuar më 22 mars të këtij viti.

Kjo qeveri për është formuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cila doli e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Raportin 100 ditor të punës së qeverisë Kurti 2 mund ta gjeni në këtu.