Ramush Haradinaj dhe Qazim Nimani, Foto: Facebook/RH.

Ramush Haradinaj pret në takim kryetarin e ri të Degës së AAK-së në Mitrovicë

Qazim Nimani është zgjedhur në krye të Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Mitrovicë, ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha pas takimit që pati me Nimanin se ky i fundit mori besimin e kolegëve që nga sot e tutje të jetë kryetar i degës së AAK-së në këtë qytet.

“Nimani, mori besimin e kolegëve që nga sot e tutje të jetë kryetar i degës së AAK-së në këtë qytet (Mitrovicë). Bazuar në të kaluarën e pasur të z. Nimani, jam i bindur që nën udhëheqjen e tij, Aleanca do të krijojë një bazë të qëndrueshme, e aftë që Mitrovicës t’ia ofrojë zhvillimin dhe suksesin që e meriton”- ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas Haradinajt, Nimani ka dhënë një kontribut shumëvjeçar në  arsimit, por edhe angazhim për avancimin e kauzës kombëtare.